Faji i veshjes, DJ francez largohet nga festivali i Cannes

Dj francez thyen kodin e veshjes, detyrohet të largohet nga festivali.

ShowBiz

24/05/2019 14:21

Festivali filmik i mbajtur në qytetin e Cannes bën bashkë shumë yje të botës së shoubizit në një vend, shkruan Vogue, transmeton lajmi.net.

Edhe këtë vit u flit shumë për veshjet e artistëve të ndryshëm.

Sipas Vogue, edhe ky festival ka kodin e veshjes, meshkujt gjithnjë duhet të vishen më elegant dhe seriozë siç ishin (Brad Pitt dhe Leonardo DiCaprio), ndërsa femrat duhet t’i kombinojnë veshjet e tyre me takat e larta.

Dj Kiddy ishte pjesë e këtij festivali, ai ishte veshur ndryshe nga meshkujt e tjerë dhe kjo ishte cilësuar si thyerje rregullash nga ai. /Lajmi.net/