Faji i Ramseyt
Aaron Ramsey pranoi se bëri një gabim të rëndë në humbjen e Arsenalit nga Borussia Dortmund 2-1 të martën mbrëma në kuadër të Grupit F në Ligën e Kampionëve. Ylli uellsian e humbi topin afër portës së skuadrës së tij dhe kjo bëri që Dortmund të kalojë në epërsi pas golit nga Henrikh Mkhitaryan. Dhe,…

Sport
Aaron Ramsey pranoi se bëri një gabim të rëndë në humbjen e Arsenalit nga Borussia Dortmund 2-1 të martën mbrëma në kuadër të Grupit F në Ligën e Kampionëve.
Ylli uellsian e humbi topin afër portës së skuadrës së tij dhe kjo bëri që Dortmund të kalojë në epërsi pas golit nga Henrikh Mkhitaryan.
Dhe, pavarësisht se mendon se Arsenali e meritoi së paku një barazim, Ramsey pranoi se ndihet i dëshpëruar që gabimi i tij u përcoll me golin e parë të Dortmundit.
“Një barazim do të ishte rezultat i drejtë për mënyrën si luajtëm në pjesën e dytë”, deklaroi Ramsey për uebfaqen zyrtare të Arsenalit.
“Ndjeja se e kishim kontrollin e ndeshjes por u ndalëm për vetëm 30 sekonda, aq mjaftoi që ata të realizonin golin e epërsisë. Isha i dëshpëruar për mënyrën si realizuan, e humba topin dhe kjo më bëri të ndihem keq”, u shpreh ai.
“Ishim pak sa të ngadalshëm por mendoja se pas gjysmë ore lojë ne hymë në ndeshje, realizuam golin e barazimit dhe kishim besim për pjesën e dytë”, përfundoi Ramsey.