Faji i lëndimeve
Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi ka pranuar se problemet e tij me lëndime në kohën e fundit ndikuan në formën e tij. 26-vjeçari pësoi një dëmtim në kofshë gjatë duelit të La Ligës kundër Almerias në shtator, që e mbajti jashtë fushës për tri javë. Kurse, prej atëherë ai ka vuajtur të rikthejë formën më…

Sport
Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi ka pranuar se problemet e tij me lëndime në kohën e fundit ndikuan në formën e tij. 26-vjeçari pësoi një dëmtim në kofshë gjatë duelit të La Ligës kundër Almerias në shtator, që e mbajti jashtë fushës për tri javë.
Kurse, prej atëherë ai ka vuajtur të rikthejë formën më të mirë. Messi realizoi vetëm një herë në pesë ndeshje, para se të shënontë dy gola në fitoren 3-1 ndaj Milanit në Ligën e Kampionëve të mërkurën.
Ai thotë se ngadalë është duke u kthyer tek niveli i zakonshëm i paraqitjeve.
“Kësaj radhe kam pësuar dy lëndime pothuajse të njëpasnjëshme dhe pa dyshim se kjo ndikoi shumë”, deklaroi Messi për uebfaqen zyrtare të UEFA-së.
“Por, pa dyshim se i kam lënë pas vetes dhe jam i kënaqur me formën time. Jam i qetë rreth rikuperimit nga lëndimi, ngadalë jam duke kthyer ritmin që kam pasur në të kaluarën. Mendoj se ndihmon shumë të kalojë 90 minuta në fushë”, përfundoi ai.