Fahrije Hoti i quan shpifje deklaratat e ministrit Peci– Thërret konferencë për të hënën
Kooperativa Bujqësore “Krusha” që drejtohet nga Fahrije Hoti ka bërë një reagim ndaj deklarimeve të bëra nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci, lidhur me grantet që ka marrë ky biznes. Fahrije Hoti që drejton këtë biznes i ka quajtur shpifje deklarimet e ministrit Peci dhe ka thënë se po bëhet përpjekje për politizim të kësaj…
Lajme
Kooperativa Bujqësore “Krusha” që drejtohet nga Fahrije Hoti ka bërë një reagim ndaj deklarimeve të bëra nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci, lidhur me grantet që ka marrë ky biznes.
Fahrije Hoti që drejton këtë biznes i ka quajtur shpifje deklarimet e ministrit Peci dhe ka thënë se po bëhet përpjekje për politizim të kësaj çështje.
Ajo nën shoqërimin e dy avokatëve, ka thirrur konferencë për media për ditën e hënë më 25 nëntor, në lidhje me sqarimin e kësaj çështjeje.
Njoftimi i plotë:
Thirrje publike për mediat: Demontimi i shpifjeve të ministrit Faton Peci ndaj “KB KRUSHA” dhe znj. Fahrije Hoti
Duke marrë parasysh se kohëve të fundit, përmes rrjeteve sociale dhe faqes zyrtare të Facebook-ut të Ministrit të Bujqësisë, z. Faton Peci, po qarkullojnë deklarata dhe informacione të pabaza dhe tendencioze, me pretendimin se znj. Fahrije Hoti është paditur nga Ministria e Bujqësisë në vitin 2017 për kthimin e një shume prej 17,800 eurosh, ne ndjejmë të nevojshme të reagojmë.
Gjithashtu, kemi vërejtur një përpjekje për të politizuar këtë situatë, duke e lidhur atë me ngjyrime partiake, çka është e papranueshme dhe e pavërtetë.
Për këtë arsye, ftojmë të gjitha mediat e Kosovës të marrin pjesë në një konferencë shtypi, ku do të paraqiten fakte dhe argumente që demantojnë këto pretendime të rreme të shpërndara nga z. Peci.
Detajet e ngjarjes:
Data: 25.11.2024
Ora: 11:00
Lokacioni: Sallën e konferencave të “KB KRUSHA”
Ju mirëpresim për të ndjekur të gjitha zhvillimet dhe për të parë të vërtetën e kësaj çështjeje.