Facebook mbyllë tre miliardë llogari të rreme
Në prag të zgjedhjeve të Bashkimit Evropian, rrjeti social ‘Facebook’ ka bërë transparente shifrën e bllokimit të llogarive të rreme, nëpërmjet një raporti.
Auto & Tek
Sipas raportit, gjiganti mediatik ka arritur të bllokojë gjithsej tre miliardë llogari, gjersa nuk ka bërë të ditur se edhe sa të tilla janë në proces, njofton lajmi.net.
Bllokimi i llogarive është bërë që nga periudha e tetorit, e gjer më muajin mars. Kjo iniciativë u ndërmor pas thirrjes së kongresmenëve amerikanë të shefit ekzekutiv, Mark Zuckerberg, që të jepte përgjegjësi pas skandalit të ekspozimit të miliona të dhënave personale.
Muaj më parë, kompania e Facebook, e cila është edhe nën pronësinë e ‘WhatsApp’ dhe ‘Instagram’, u zotua se do të ketë një staf special që do mbikëqyrin dhe do parandalojnë lajmet e rreme përgjatë periudhës së zgjedhjeve në BE.
Rrezik potencial gjatë periudhës së përfolur, sipas njohësve të çështjeve, do jenë propagandat nga ana e rrymave djathtiste ekstreme, të shpërndara nëpërmjet grupeve të krijuara në ‘Facebook.
Rrjeti social aktualisht ka 2.4 miliardë përdorues aktiv mujor. Kompania ka vlerësuar se pesë përqind e tyre janë të rremë. /Lajmi.net/