Të Infektuar: 67.469

Të Shëruar: 58.919

Të Vdekur: 1.582

Facebook largon opsionin Like nga faqet

20:38 | 14 Janar 2021

Rrjeti social Facebook heq opsionin “Like” nga faqet publike të ridizajnuara, të përdorura nga artistë, figura publike apo marka që reklamojnë.

Lajmin e ka bërë të ditur së fundmi vetë kompania e mediave sociale. “Faqet e Facebook do të tregojnë vetëm opsionin e ndjekjes (Follow) dhe do të kenë një News Feed të dedikuar ku përdoruesit mund të bashkohen në biseda, të bashkëveprojnë me kolegët dhe të angazhohen me fansat”, tha kompania në një postim, transmeton Lajmi.net.

“Ne po heqim pëlqimet dhe po përqendrohemi tek ndjekësit për të thjeshtuar mënyrën se si njerëzit lidhen me faqet e tyre të preferuara“, tha Facebook për ndryshimin e bërë. /Lajmi.net