Fabrizio Romano: Kovacic arrin marrëveshje me Cityn

Futbollisti i Chelseat, Mateo Kovacic ka arritur marrëveshje me Manchester Cityn. Gazetari italian, Fabrizio Romano raporton se mesfushori i Kombëtares së Kroacisë ka arritur marrëveshje personale me Manchester Cityn, shkruan Lajmi.net Pas finales së UEFA Champions League, kampioni i Premier League pritet të filloj negociatat me klubin e Chelseat. 29-vjeçari ka kontratë me Blutë e…

Sport

08/06/2023 22:53

Futbollisti i Chelseat, Mateo Kovacic ka arritur marrëveshje me Manchester Cityn.

Gazetari italian, Fabrizio Romano raporton se mesfushori i Kombëtares së Kroacisë ka arritur marrëveshje personale me Manchester Cityn, shkruan Lajmi.net

Pas finales së UEFA Champions League, kampioni i Premier League pritet të filloj negociatat me klubin e Chelseat.

29-vjeçari ka kontratë me Blutë e Londrës deri në vitin 2024, por dëshiron një aventurë të re dhe City është objektivi i tij.

Gjatë këtij sezoni, Kovacic zhvilloi 27 ndeshje në Premier League, shënoi një gol dhe bëri dy asiste.

Vlera e tij momentale sipas sajtit “Transfermarkt” shkon deri në 40 milionë euro./Lajmi.net/