Fabregas thërret Piquen në Chelsea

Mesfushori i Chelseas, Cesc Fabregas do të mundohet të bindë shokun e tij, Gerard Pique, të largohet nga Barcelona, duke u transferuar në Stamford Bridge.

Sport

06/11/2014 09:16

Cesc Fabregas mund të jetë një ‘vegël’ e menaxherit të Chelseas, Jose Mourinho, për të bindur qendërmbrojtësin e Barcelonës, Gerard Pique të transferohet në Stamford Bridge.

Reprezentuesi spanjoll kërkohet nga Blues në mes të spekulimeve se do të largohet nga Camp Nou ku nuk është duke zënë vend të rregullt në formacionin bazë të trajnerit të ri, Luis Enrique.

Andaj, sipas portalit spanjoll “Fichajes.net”, Mourinho dëshiron të shfrytëzojë miqësinë mes Fabregasit dhe Piques për të bindur mbrojtësin që të transferohet në Premierligë.