Fabregas njofton largimin nga Monaco

Cesc Fabregas tashmë zyrtarisht do të largohet nga Monaco.

Sport

13/05/2022 23:47

Fabregas nuk do të vazhdojë në Monaco sezonin e ardhshëm.

Ai ka kaluar një sezon të vështirë për shkak të lëndimeve dhe nuk do të vazhdojë me ekipin francez.

Këtë e ka konfirmuar në një intervistë në ‘So Foot’ në të cilën ai ka pranuar se këtë vit ka qenë më i keqi i jetës së tij për shkak të lëndimeve që e ka penguar të performojë në nivelin më të lartë.

“Është e sigurt që mes Monakos dhe meje kemi përfunduar. Kontrata ime skadon qershorin e ardhshëm dhe jam duke kërkuar një fillim të ri. Koka ime ka nevojë për një fillim të ri diku tjetër. Është viti më i keq jo vetëm i karrierës sime, por edhe i jeta ime, sepse kur nuk jam i lumtur në futboll, nuk jam i lumtur në jetën time. Këtë vit kam vuajtur shumë. Unë dua të vazhdoj të luaj,” ishin fjalët Cesc përcjell lajmi.net.

Këtë sezon, ish-lojtari i Barcelonës mezi ka mundur të luajë pesë ndeshje, dy prej tyre vetëm në Ligue 1. /Lajmi.net/