Fabregas: Ndaj Cityt duhet të jemi në perfeksion
Cesc Fabregas thotë se Barcelona duhet të luajë në perfeksion me Manchester Cityn, për të kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Gjiganti katalunas ia doli ta mposht ekipin anglez 2:0 në Etihad Stadium javë më parë, ndërsa do të mundohet ta mbrojë këtë rezultat në ndeshjen e kthimit, që do të luhet të mërkurën…

Sport
Cesc Fabregas thotë se Barcelona duhet të luajë në perfeksion me Manchester Cityn, për të kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Gjiganti katalunas ia doli ta mposht ekipin anglez 2:0 në Etihad Stadium javë më parë, ndërsa do të mundohet ta mbrojë këtë rezultat në ndeshjen e kthimit, që do të luhet të mërkurën mbrëma në Camp Nou.
“Duhet të jemi në perfeksion. Ata kanë lojtarë të mëdhenj si Silva, Navas e Yaya Toure. Duhet ta përgatisim mirë lojën për të shkuar përpara”, deklaroi mesfushori spanjoll, në një intervistë për Uefa.com.
Ai foli edhe për momentin personal nëpër të cilin po kalon. “Mund të përmirësohem gjithmonë. Kam pasur momente të mira, por edhe të këqija, si të gjithë. Mirëpo, ishte një sezon mjaft i rëndësishëm për mua”, vazhdoi ish kapiteni i Arsenalit.