Fabregas: Messi më i kompletuar se kurrë

Mesfushori spanjoll, Cesc Fabregas, ka shprehur besimin se Lionel Messi është i gatshëm ta prijë Argjentinën drejt triumfit në Kupën e Amerikës.

Sport

15/06/2019 15:14

Dyshja dikur luanin bashkë tek Barcelona, dhe Fabregas insiston se e njeh Messin më mirë se gjithkush.

Spanjolli beson se Leo ka adaptuar lojën e tij me vitet, duke qenë më komplet se asnjëherë më parë.

“Kjo është gjëja me Leon, ai rizbulon vetën sezon pas sezoni” ka thënë Cesc Fabregas, transmeton lajmi.net.

“Ndoshta ai nuk është lojtari që driblon nga tre lojtarë, katër apo pesë dhe shënon gola të mrekullueshëm. Për dallim, ai preferon të jap pasime të gjata, duke lënë Jordi Alban në pozita 1 kundër 1 me portierin” ka thënë tutje spanjolli.

Tutje Fabregas ka thënë se Messi ka arritur në fazën ku është i kompletuar dhe mund të fitojë trofe edhe me Argjentinën.

Spanjolli është shprehur se argjentinasi gjithashtu është më i miri në aspektin individual, kur është pyetur për ‘Topin e Artë’. /Lajmi.net/