Fabregas e pasuroi Chelsean

Cesc Fabregas e ka pasuruar ekipin e Chelseat dhe i ka dhënë dimension të ri këtij klubi. Ky është vlerësimi i Jose Mourinhos, i cili pret shumë nga ish futbollisti i Barcelonës.

Sport

15/06/2014 17:42

Jose Mourinho mendon se ardhja e Cesc Fabregas i ka dhënë një dimension të ri Chelseat.

Përfaqësuesi spanjoll e kompletoi lëvizjen nga Barcelona të enjten, duke nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin e ri.

Dhe, menaxheri i Blues thotë se tash ka më shumë opsione në mesfushë, ndërsa e hedh poshtë mundësinë të kishte pasur ndonjëherë mosmarrëveshje me 27 vjeçarin, gjatë kohës sa ishte trajner i Real Madridit.

“Cesc është lojtar i madh dhe i jep dimension të ri ekipit tonë. Ai është ndryshe nga Matic, Ramirez e Oscar. Me të, ne do ta kemi një mesfushor qendror”, deklaroi Mourinho për të përditshmen spanjolle, Marca.

“E doja një mesfushor me stil të tillë dhe tash e kam atë. Nuk kishim probleme asnjëherë. E kishim një bisedë pesëminutëshe dhe jemi qartësuar për gjithçka. Ai e di se çka mendoj”, vazhdoi “Special One”.

Gjithashtu, Mourinho ka insistuar se mesfushori Ramires do të mbetet në Stamford Bridge këtë verë, pasi flitej se braziliani mund të transferohet në Real Madrid këtë verë.