Fabregas do të kthehet në Arsenal

Nëse nuk do të ishte duke luajtur së bashku me Lionel Messin, Neymarin e Andres Iniestan, ju mund ta paramendoni se ai mund të ndjente një dozë xhelozie. Çka do të bënete Cesc Fabregas në një mesfushë së bashku me Mesut Ozil, Santi Cazorla, Jack Wilshere dhe Aaron Ramsey? Të hënën bëhen dhjetë vjet prej…

Sport

25/10/2013 09:44

Nëse nuk do të ishte duke luajtur së bashku me Lionel Messin, Neymarin e Andres Iniestan, ju mund ta paramendoni se ai mund të ndjente një dozë xhelozie.

Çka do të bënete Cesc Fabregas në një mesfushë së bashku me Mesut Ozil, Santi Cazorla, Jack Wilshere dhe Aaron Ramsey? Të hënën bëhen dhjetë vjet prej kur Fabregas debutoi për Arsenalin si 16-vjeç kundër Rotherdamit.

Përqendrimi i tij është tek dueli i Barcelonës kundër Real Madridit të shtunën, por klubi londinez nuk është asnjëherë larg mendimeve të tij.

Madje, ai mendon të rikthehet në klub një ditë për të filluar karrierën si trajner.

“Jam i sigurt se ata do të ma jepnin mundësinë të ndihmoj atje. Sol Campbell është atje për momentin. Dennis Bergkamp po ashtu shkoi atje dy ose tri herë në javë gjatë stërvitjeve kur ishte duke aplikuar për trajner. Do tw ishte mirw edhe pwr mua”, deklaroi Fabregas gjatw njw interviste pwr Sports Mail.