Fabregas befason botën e futbollit me transferimin e tij
Cesc Fabregas mund të rikthehet te Arsenali në afatin kalimtar të janarit.

Sport
Edhe pse u quajt tradhtar kur u transferua nga Barcelona te Chelsea, mesfushori spanjoll është rrugës për t’u rikthyer te Arsenali, te skuadra ku bëri hapat më të mëdhenj në karrierën e tij.
‘DailyExpress’ ka shkruar sot se Arsene Wenger është duke punuar në transferimin e 29 vjeçarit, i cili nuk po arrin të zë vend standard në formacionin e Antonio Contes te Chelsea, përcjell lajmi.net.
Ardhja e Fabregasit do t’i shtonte një opsion më shumë Wengerit në mesfushë, në rrugën për titullin që mungon te Topgjinjtë që nga viti 2004.