Fabinho bëri deklaratë skandaloze në tunelin e PSG-së

Fabinho është duke kaluar nëpër një formë të dobët te Liverpooli, por jo vetëm.

Sport

29/11/2018 15:10

Fabinho u transferua në verë te Liverpooli nga Monaco, ndërsa mbrëmë u përball me PSG-në në Ligën e Kampionëve.

Mesfushori brazilian është kapur nga kamerat duke folur me Sadio Manen dhe Naby Keitan, ku ka bërë një deklaratë turpëruese.

“Hera e fundit kur kam luajtur këtu, kamë humbur, 7-1”, i thotë Fabinho, senegalezit, përcjell “lajmi.net”.

Mane ia kthen menjëherë, “Por, ti u bëre kampion në atë sezon”, ndërsa braziliani sërish dështon t’i motivoj bashkëlojtarët e tij, “Jo, ajo ishte një sezon më parë”.

Kjo gjë nuk është pritur mirë nga tifozët e Liverpoolit, që e kanë quajtur atë një lojtar i dështuar. /Lajmi.net/