FA refuzon apelin e Chelseas për kartonin e kuq të Courtoisit

Asociacioni i Futbollit Anglez ka refuzuar apelin e Chelseas për të larguar kartonin e kuq të Thibaut Courtoisit.

Sport

11/08/2015 17:22

Courtois është ndëshkuar me kartonin e kuq në takimin e kundër Swanseas që u zhvillua të shtunën.

Dhe, kështu ai është dënuar me një ndeshje moslojë.

Chelsea ka apeluar për këtë vendim, mirëpo FA e ka refuzuar apelin e Bluve të Londrës, dhe kështu portieri do të mungojë në takimin e ardhshëm kundër Manchester Cityt.