FA Cup, Liverpooli befasohet nga Shrewsbury

Liverpooli nuk e ka ruajtur epërsinë e dy golave dhe kësisoj ka barazuar 2:2 në udhëtim te Shrewsbury, e vlefshme për raundin e 1/16 të FA Cup.

Sport

26/01/2020 19:52

Curtis Jones (15’) shënoi golin e parë të ndeshjes, para se Donald Love (46’) i vendasve të shënonte në portën e gabuar.

Kur mendohej se fitorja do ishte e sigurt për Reds, doli në skenë Jason Cummings (65’ 75’) i cili realizoi dy gola dhe vulosi rezultatin përfundimtar 2:2.

Jurgen Klopp inkuadroi në lojë Mohamed Salah e Roberto Firmino, po as këta dy zëvendësues nuk ia sollën fitoren.

Tashmë do të luhet edhe ndeshja e kthimit në ‘Anfield’. /Lajmi.net/