F1: Testet në Barcelonë – Bottas më i shpejti

Ka përfunduar edhe dita e tretë e testimeve të Formula 1.

Sport

21/02/2020 18:30

Në pistën e Barcelonës, sot është zhvilluar dita e tretë testuese e F1, ku skuadra e Mercedes ishte dukshëm më e mira, shkruan lajmi.net.

Më i shpejti në këto teste ishte Valtteri Bottas, i cili mbylli testet me 1:15:732, shkruan lajmi.net.

Në pozitën e dytë ishte piloti tjetër i Mercedes, Lewis Hamilton, me +0.784.

Dëshpëruese është pozita e Max Verstappen, i cili me 1:17.636 renditet në pozitën e tetë të klasifikimit final. /Lajmi.net/