F1, sot British GP në 70 vjetorin e Silverstone: Bottas në ‘pole-position’ – kjo është koha kur fillon gara

Sot do të zhvillohet edhe Grand Prix i Britanisë së Madhe në Formula 1.

Sport

09/08/2020 08:31

Me rastin e 70 vjetorit të pistës së ‘Silverstone’ pritet të zhvillohet një nga garat më të zjarrta, shkruan lajmi.net.

Dy pilotët e Mercedes do të garojnë për Grand Prix, sigurisht duke lënë të hapur gjithçka për ndonjë befasi.

Finlandezi i Mercedes, Valtteri Bottas do të niset në ‘Pole-position’ në këtë garë.

Pas tij, nga pozita e dytë niset kampioni në fuqi, britaniku Lewis Hamilton, po ashtu nga Mercedes.

Gara do të fillojë në ora 14:10 sipas kohës së Londrës, kurse sipas kohës sonë, gara fillon në ora 15:10.

Mbetet të shihet kush do të triumfojë në garën e 70 vjetorit të Silverstone. /Lajmi.net/