F1: Japan GP – triumfon Valtteri Bottas

Valtteri Bottas është treguar piloti më i shpejti në pistën japoneze.

Sport

13/10/2019 09:19

Grand Prix Japonia i takoi pilotit të Mercedes, Valtteri Bottas, raporton lajmi.net.

Bottas arriti që të triumfonte në pistën japoneze, duke lënë prapa vetës pilotin e Ferrari, Sebastian Vettel.

Leëis Hamilton përfundoi në pozitën e tretë, për të kompletuar një garë mjaft të mirë për Mercedes në Japoni.

Me këtë triumf, Bottas është vetëm piloti i tretë nga Mercedes që arrin të marrë një fitore në Grand Prixin e Japonisë. /Lajmi.net/