F1: Dita për Grand Prix Toskana – si gjithmonë, Hamilton niset i pari

Sot është dita për Grand Prixin e Toskanës.

Sport

13/09/2020 11:11

Në Toskanë të Italisë, sot zhvillohet gara e radhës në Formula 1, shkruan lajmi.net.

Në këtë garë, pas kualifikueseve të zhvilluara dje, nga pozita e parë do të niset kampioni në fuqi, Lewis Hamilton.

Hamilton ka qenë thuajse i pakonkurrent këtë sezon në F1, dhe fitore pritet të marr edhe në Toskanë.

Britaniku i Mercedes me numrin 44 do të përcillet nga Valtteri Bottas dhe Max Verstappen.

Gara e Toskanës do të fillojë në ora 15:10. /Lajmi.net/