“F*** You, Kastriot Myftaraj”!

Unë nuk jam krenar për arritjen e saj, për një arsye tjetër. Majlinda Kelmendi e fitoi medaljen e artë në emër të flamurit me gjashtë yje të Kosovës, që përfaqësojnë secili një prej etnive të Kosovës. Nëse dje medaljen e artë olimpike do ta kishte fituar cilido prej përfaqësuesve të etnive të tjera të Kosovës, ai do të kishte ekspozuar edhe flamurin kombëtar përkatës përveç flamurit shtetëror të Kosovës, ka shkruar ndër tjerash ky injorant.

Lajme

08/08/2016 14:50

Kastriot Myftaraj, analisti kontrovers nga Shqipëria ka sulmuar mjaftë keq Majlinda Kelmendin përmes një statusi në Facebook, ku thotë se ai nuk është krenar për Majlindën dhe se askush nuk duhet të jetë.

“Pse nuk jam krenar për Majlinda Kelmendin, madje e përçmoj atë. Jo për faktin se braktisi përfaqësimin e Shqipërisë, vendin e origjinës së të parëve të saj, për të përfaqësuar Kosovën. Kjo ishte zgjedhje e saj.

Unë nuk jam krenar për arritjen e saj, për një arsye tjetër. Majlinda Kelmendi e fitoi medaljen e artë në emër të flamurit me gjashtë yje të Kosovës, që përfaqësojnë secili një prej etnive të Kosovës. Nëse dje medaljen e artë olimpike do ta kishte fituar cilido prej përfaqësuesve të etnive të tjera të Kosovës, ai do të kishte ekspozuar edhe flamurin kombëtar përkatës përveç flamurit shtetëror të Kosovës”, ka shkruar ndër tjerash ky injorant.

E një postim i tillë ka ngjallur shumë reagime në Kosovë. Ka qenë analisti, Ismet Kryeziu që e ka sharë rëndë Myftarajn.

“Rreth disa debateve për flamurin e Kosovës dhe përfaqësimin e Majlindës. Flamuri i Kosovës, pa varësisht ngjyrave dizajnit dhe gjithçka rreth këtij flamuri, është flamuri qe i jep vlerë dhe peshë kombit Shqiptar, si asgjë dhe asnjëherë më shumë në historinë e deri sotme shqiptare. Respekti dhe ndjesia për flamurin e Kosovës është respekt dhe ndjesi jo vetëm për shtetin, por dhe për kombin Shqiptar. ‪#‎FuckYouKastriotMiftaraj”, ka shkruar në fund Kryeziu. /Lajmi.net/