Evropa ‘pro’ Botërorit 2022 në dimër

Shtetet evropiane kanë dhënë përkrahjen e tyre për zhvendosjen e Kampionatit botëror 2022 në Katar për në stinën e dimrit, ka konfirmuar nënkryetari i FIFA-së, Jim Boyce. Komiteti ekzekutiv i FIFA-së do të zhvillojnë takim në Zurich më 3/4 tetor për tu konsultuar para marrjes së vendimit për caktimin e një date definitive për zhvillimin…

Sport

19/09/2013 18:30

Shtetet evropiane kanë dhënë përkrahjen e tyre për zhvendosjen e Kampionatit botëror 2022 në Katar për në stinën e dimrit, ka konfirmuar nënkryetari i FIFA-së, Jim Boyce.

Komiteti ekzekutiv i FIFA-së do të zhvillojnë takim në Zurich më 3/4 tetor për tu konsultuar para marrjes së vendimit për caktimin e një date definitive për zhvillimin e garës.

Kurse, Boyce nga Irlanda e Veriut ka thënë se 54 shtetet anëtare të UEFA-së janë të mendimit se Botërori duket të zhvendoset për shkak të temperaturave të larta gjatë verës në shtetin arab.

“Ajo që doli nga takimi ynë në Dubrovnik është se duhet të arrihet një marrëveshje në mënyrë që Kampionati botëror në Katar të mos zhvillohet gjatë verës. Të gjithë ishin të pajtimit rreth kësaj”, deklaroi Boyce për Press Association Sport.