Evra i konfirmon fjalët e Neville: Në Man Utd ka rrëmujë
Patrice Evra e ka konfirmuar pretendimit të Gary Neville se Manchester United ka një dhomë zhveshjeje "të prishur".

Sport
Dyshja legjenderare e “Djajve të Kuqë” – të cilët, së bashku, mburren me 13 medalje të mëdha të Premier League – kanë kritikuar gjendjen aktuale në ish-klubin e tyre, Manchester United.
Neville më herët ka thënë se Old Trafford është në rrëmujë, gjë të cilën Evra e konfirmoi ditë më parë.
“E shihni sa e çmendur është [atmosfera] dhe kështu duhet të jetë për skuadrën e parë”, deklaroi francezi pas ndeshjes.
“Sepse [legjendat] sot ndjeheshin si lojtarët që ishin në fushë në të kaluarën; ata japin gjithçka, ata luftojnë për distinktivin. Ata nuk erdhën këtu për para, nuk erdhën këtu për t’u bërë të famshëm. Ju nuk mund të gënjeni tifozët e United, nuk mund të gënjeni, kështu që kur të gjakosni për simbolin, vraponi si i çmendur, ata do t’ju mbështesin. Ne kemi mbështetësit më të mirë në botë. Ju e shihni sërish sot për fondacionin [Manchester United] sa njerëz shfaqen dhe sa të lumtur janë ata edhe kur ne mposhtim nga Liverpool”, shtoi tutje francezi.
Kjo deklaratë e Evras do të gjejë mbështetje edhe nga tifozët e “Djajve të Kuqë” të cilët shpresojnë se me ardhjen e Ten Hag do të ndryshojnë shumë gjëra për ta mirë. /Lajmi.net/