Evertoni rrëzon Arsenalin nga pozita e katërt

Arsenali nuk është më në katërshen e parë të Premierligës. Gjiganti londinez ka zbritur në pozitën e pestë pasi Everton e ka tejkaluar në renditje pas fitores së mundimshme por shumë të rëndësishme në udhëtim te Sunderland me rezultat 1:0. Një autogol nga Wes Broën në minutën e 75-të ia solli fitoren ekipit të menaxherit…

Sport

12/04/2014 17:04

Arsenali nuk është më në katërshen e parë të Premierligës.

Gjiganti londinez ka zbritur në pozitën e pestë pasi Everton e ka tejkaluar në renditje pas fitores së mundimshme por shumë të rëndësishme në udhëtim te Sunderland me rezultat 1:0.

Një autogol nga Wes Broën në minutën e 75-të ia solli fitoren ekipit të menaxherit Roberto Martinez që tani gjendet në pozitën e katërt me 66 pikë, dy më tepër se Arsenali që megjithatë ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Rezultatet:

Crystal Palace – Aston Villa 1:0

Fulham – Norwich City 1:0

Southampton – Cardiff City 0:1

Stoke City – Newcastle 1:0

Sunderland – Everton 0:1

WBA – Tottenham 3:3