Everton i cakton çmimin Minas, Ancelotti e do Koulibalyn

Everton do konsiderojë shitjen e mbrojtësit Yerry Mina gjatë verës, derisa i kanë vendosur edhe çmimin.

Sport

07/04/2021 11:32

Kolumbiani thuhet se dëshiron të transferohet në Seria A, andaj klubi anglez është i hapur për shitjen, por nëse paguhen 21 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Sipas Tuttomercatoweb, Everton nuk është kundër idesë për shitjen e Minas dhe të sjellë në skuadër ndonjë lojtar me kualitet më të madh.

Thuhet se trajneri Carlo Ancelotti është duke provuar transferimin e Kalidou Koulibalyt, lojtar me të cilin punoi te Napoli.

Koulibaly momentalisht kushton 43 milionë euro, që nënkupton se skuadra nga Liverpool duhet t’i rrit fundet për të realizuar marrëveshjen.

Pos Evertonit, në garë për senegalezin janë edhe top klubet evropiane si Real Madrid, Liverpool dhe Manchester United./Lajmi.net/