Everton fiton me përmbysje ndaj Crystal Palace, sigurojnë mbijetesën në Premier Ligë

Ekipi i Frank Lampard, kanë arritur një fitore të rëndësishme, kështu duke siguruar një vend për në Premier Ligë sezonin e ardhshëm.

Sport

19/05/2022 22:43

Everton kanë marrë një fitore të rëndësishme 3:2 me Crystal Palace në ndeshjen e xhiros 37 në ligën angleze.

Everton fillimisht ishin në disavantazh prej dy golash, pasi Mateta shënoi në minutën e 21 për t`ia dhuruar epërsinë Crystal Palace.

Në minutën e 36` Ayew shënoi për të dyfishuar epërsinë e mysafirëve.

Pjesa e parë u mbyll me fitore 2:0 të Crystal Palace.

45 minutat e tjerë ishin të ‘zjarrtë’ për vendasit, pasi përmbysën rezultatin.

Ishte Keane që shënoi në minutën e 54` për te ngushtuar epërsinë.

Po rridhte minuta e 75` kur Richarlison gjeti golin e barazimit në 2:2.

Pesë minuta pa përfunduar koha e rregullt, Everton e gjetën sërish golin me anë të Clavert-Lewin.

Kështu, pas kësaj fitore ata gjenden në vendin e 16 me 39 pikë, ndërsa Crystal Palace në vendin e 13 me 45 pikë./Lajmi.net/