Euronews: Haradinaj shkarkon zëvendësministren serbe për kritikat ndaj NATO-s

Euronews ka raportuar për shkarkimin e zëvendësministres serbe të Drejtësisë, Vesna Mikiq, për shkak se kjo e fundit i kishte quajtur bombardimet e NATO-s, gjenocid ndaj popullit serb.

Lajme

25/03/2019 15:22

Euronews shkruan se zëvendësministrja Vesna Mikiq vjen nga pakica serbe e Kosovës, e cila zë rreth pesë për qind të popullsisë së vendit prej 1.8 milionë banorësh,

“Aleanca e NATO-s kreu një gjenocid të planifikuar kundër një vendi sovran që luftoi terrorizmin shqiptar brenda kufijve të vet”, ka shkruar Mikiq në llogarinë e saj në Facebook, në 20 vjetorin e bombardimeve të NATO-s.

Kryeministri Haradinaj vendosi ta shkarkojë zëvendësministren Mikiq me një efekt të menjëhershëm.

“Në Qeverinë e Kosovës nuk do të ketë vend për individët, pavarësisht etnisë së tyre, që denigrojnë vlerat tona të përbashkëta Euro-Atlantike”, ka thënë Haradinaj në një deklaratë.

Më shumë se 13,000 mijë njerëz, kryesisht shqiptarë, u vranë në luftën e viteve 1998-99.

Kosova ka fituar njohje nga Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve të BE-së, por Serbia dhe aleatët e saj kryesorë Rusia dhe Kina vazhdojnë ta kundërshtojnë fuqishëm pavarësinë e Kosovës, shkruan tutje Euronews. /Lami.net/