Eurogol nga Januzaj, Man Utd në finale

Një përbërje e fortë e ekipit të dytë të Manchester Unitedit siguroi kualifikimin për në finalen e Manchester Senior Cup pas fitores 4-0 në udhëtim te Bolton Wanderers. Ylli kosovar Adnan Januzaj realizoi një gol të jashtëzakonshëm, të dytin për skuadrën e tij në këtë takim kur me një goditje të saktë nga distanca qëlloi…

Sport

30/09/2013 21:58

Një përbërje e fortë e ekipit të dytë të Manchester Unitedit siguroi kualifikimin për në finalen e Manchester Senior Cup pas fitores 4-0 në udhëtim te Bolton Wanderers.

Ylli kosovar Adnan Januzaj realizoi një gol të jashtëzakonshëm, të dytin për skuadrën e tij në këtë takim kur me një goditje të saktë nga distanca qëlloi këndin e epërm të portës kundërshtare.

Mesfushori – nga ky sezon anëtar i ekipit të parë të Unitedit – vazhdon të shfaq talentin e tij të jashtëzakonshëm që ka zgjuar interesim nga klube të mëdha evropiane përfshirë Manchester Cityn dhe Juventusin, që përcjellin situatën e tij në Old Trafford.

Përveç golit, Januzaj edhe në disa raste tjera e kërcënoi portën kundërshtare. Së bashku me të, golat e kualifikimit të Unitedit i realizuan edhe Will Keane, Wilfried Zaha dhe Larnell Cole.