Eurodeputetja gjermane nervozohet me Listën Serbe: Dorëzoni pa vonesa listat zgjedhore për zgjedhje

Eurodeputetja gjermane, Viola Von Cramon është nervozuar me faktin se Lista Serbe ka refuzuar të marrë pjesë në zgjedhjet në veri të Kosovës. Ajo në një postim në Twitter, i ka bërë thirrje këtij subjekti politik që të dorëzojë pa vonesa listat e saj zgedhore, shkruan lajmi.net. Von Cramon thotë se pjesëmarrja e Listës Serbe…

Lajme

23/03/2023 19:52

Eurodeputetja gjermane, Viola Von Cramon është nervozuar me faktin se Lista Serbe ka refuzuar të marrë pjesë në zgjedhjet në veri të Kosovës.

Ajo në një postim në Twitter, i ka bërë thirrje këtij subjekti politik që të dorëzojë pa vonesa listat e saj zgedhore, shkruan lajmi.net.

Von Cramon thotë se pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhje, është obligim që buron nga Marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit, shkruan lajmi.net.

Postimi i Von Cramon:

Na vjen keq shumë për refuzimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet në veri të Kosovës dhe kërkojmë që të dorëzojë listën e saj zgjedhore pa vonesë.

Apel për të gjithë aktorët përkatës në Kosovë e Serbi për të demonstruar përkushtim ndaj Marrëveshjes së 27 Shkurtit dhe Aneksit, si me fjalë ashtu edhe me veprime. /Lajmi.net/