Eurodeputetët: Serbia dhe Kosova të ndjekin agjendën e reformave evropiane

Fillimi i negociatave për anëtarësim në BE me Serbinë dhe progresi i bërë në normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës është mirëpritur nga eurodeputetët në dy rezolutat e kaluar sot.

Lajme

04/02/2016 12:53

Eurodeputetët gjithashtu theksuan se këto marrëdhënie do të ndihmohen nëse të gjitha shtetet anëtare të BE-së do ta njohin Kosovën, thuhet në komunikatën e publikuar në faqen e Parlamentit Evropian.

“Eurodeputetët mirëpresin progresin e bërë në vitin 2015 në normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës dhe thirrje Beogradit dhe Prishtinës për të ecur përpara me zbatimin e plotë dhe në kohë të marrëveshjeve të arritura deri më tani, duke vënë në dukje se kjo është një nga kushtet për anëtarësimin e Serbisë në BE”, thuhet në komunikatë. /KosovaPress/