Euro U21, Italia në krye me Chiesan befason Spanjën

Kampionati Evropian për moshat deri në 21 vjet ka sjellur befasinë e parë.

Sport

16/06/2019 22:59

Italia ka mposhtur Spanjën me rezultat 3-1, pavarësisht se ishte në disavantazh qysh në fillim të takimit.

Ylli i Real Madrid, Dani Ceballos (9’) shënoi për epërsinë e ‘Stuhisë së Kuqe’, që pavarësisht dominimit nuk arritën të merrnin rezultat pozitiv, raporton lajmi.net.

Italia baraspeshoi gjithçka me yllin e mbrëmjes Federico Chiesa (36’).

Sulmuesi i talentuar i Fiorentinës (64’) në pjesën e dytë kaloi për herë të parë në epërsi italianët, ndërsa goditjen përfundimtare spanjollëve ia dha Lorenzo Pellegrini (82’) nga pika e bardhë.

Bashkë me Italinë dhe Spanjën, në grup janë edhe Polonia e cila mposhti Belgjikën 3-2 me përmbysje brilante. /Lajmi.net/