Euro U21: Austria demolon Kosovën – i shënon katër herë për tri pikët

Kombëtarja e Austrisë ka rezultuar shumë e fortë për Kosovën, në kategorinë U21.

Sport

15/11/2019 19:50

Austria U21 ka mposhtur me rezultatin 4:0 kombëtaren e Kosovës, duke marrë tri pikë të vlefshme kështu në rrugëtimin drejt Euro 2021, shkruan lajmi.net.

Goli i parë i këtij takimi erdhi qysh në minutën e 14’, kur Raguz shënoi për 1:0.

Nuk vonoi shumë dhe Friedl dyfishoi epërsinë e nikoqirëve, kur luhej minuta e 20’ e takimit.

Friedl u shfaq përsëri në skenë në minutën e 69’, duke shënuar 3:0, për t’i dhënë fund shpresave të Dardanëve.

Rezultati final u vendos nga Lovric, i cili me saktësi nga pika e bardhë e penalltisë vendosi rezultatin 4:0.

Me këtë rezultat Kosova mbetet në kuotën e gjashtë pikëve, për pozitën e tretë, kurse Austria numëron 12 pikë në pozitën e 2-të. /Lajmi.net/