Euro 2020: Tjetër ‘dush i ftohtë’ për Spanjën, ndalet edhe në Suedi

Kombëtarja e Suedisë ka bërë befasinë më të këndshme në ndeshjet e fundit të muajit tetor.

Sport

15/10/2019 22:36

Suedia ka arritur të luajë baras me Spanjën, me rezultatin 1:1, shkruan lajmi.net.

Kombëtarja skandinave arriti të gjente rrugën e golit me anë të Marcus Berg, në minutën e 51’ të takimit.

Kur të gjithë po prisnin fitoren e suedezëve, Spanja arriti të gjente golin e vonshëm, në minutat shtesë të ndeshjes, me anë të Rodrigo, shkruan lajmi.net.

Suedia tashmë me këtë barazim numëron 15 pikë në pozitën e dytë, një më shumë sesa Rumania që ka 14 pikë, pas barazimit me Norvegjinë.

Spanja në anën tjetër është lidere e grupit, me 20 pikë të grumbulluara në 8 ndeshje të luajtura. /Lajmi.net/