Euro 2020: Spanja shkatërron Maltën – 7 gola për tri pikë

Kombëtarja e Spanjës është treguar e pamëshirshme kundër Maltës.

Sport

15/11/2019 22:39

Spanja ka fituar me rezultatin 7:0, për të marrë tri pikët e radhës në kualifikueset e Euro 2020, shkruan lajmi.net.

Serinë e golave në këtë ndeshje e hapi Alvaro Morata, i cili shënoi në minutën e 23’ të takimit.

Rezultatin e dyfishoi Santi Cazorla, 4 minuta para fundit të pjesës së parë, kurse në pjesën e dytë spanjollët shënuan edhe pesë herë të tjera.

Fillimisht ishte Pau Torres, i cili gjeti golin në minutën e 62’, kurse vetëm një minutë më vonë, Pablo Sarabia shënoi për 4:0.

Dani Olmo rriti epërsinë në 5:0 në minutën e 69’, kurse 2 minuta pas tij gejti golin edhe Gerard Moreno për 6:0.

Rezultatin final e vendosi Jesus Navas, i cili në minutën e 85’ shënoi për 7:0.

Me këtë fitore, Spanja numëron 23 pikë në krye të grupit F, kurse Malta mbetet me tri pikë në pozitën e fundit. /Lajmi.net/