Euro 2020: Rikthehet Zvicra, fiton ndaj Irlandës dhe shpreson për kualifikimin

Kombëtarja e Zvicrës ka shënuar fitore mjaft të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Sport

15/10/2019 22:37

Zvicra fitoi para tifozëve të vet, në përballjen kundër Irlandës, me rezultatin 2:0, shkruan lajmi.net.

Golin e vetëm në këtë takim e realizoi Haris Seferovic, kur shfrytëzoi asistimin e dhënë nga Admir Mehmedi, kur luhej minuta e 16’ e takimit.

Deri në fund, të dy kombëtaret patën rastet e veta, por e kishin të vështirë të prekin rrjetën. Rodriguez pati mundësinë më të mirë, kur gaboi nga pika e bardhë e 11 metërshit, në minutën e 75’.

Rezultatin final 2:0 e vendosi Shane Duffy me autogolin e minutës së fundit.

Kjo fitore ishte shumë e rëndësishme për Zvicrën, pasi Irlanda është kundërshtari direkt për një vend në Euro 2020.

Me këtë fitore, kombëtarja helvetike numëron 11 pikë në pozitën e tretë të Grupit D, një më pak sesa Irlanda, por me një ndeshje më pak të luajtur. /Lajmi.net/