Euro 2020: Mbyllen 9 ndeshjet e fundit të muajit tetor – shënohen 27 gola

Janë mbyllur edhe 9 ndeshjet e fundit të luajtura sonte, e që ishin të fundit për muajin tetor.

Sport

15/10/2019 22:59

Sonte janë luajtur edhe 9 ndeshje të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Evropian, eliminatore ku po merr pjesë edhe Kosova, duke bërë historinë me paraqitjet e saj të jashtëzakonshme.

Në 9 ndeshje të luajtura sonte janë shënuar plot 27 gola, për të dhuruar një natë mjaft spektakolare, por edhe me disa befasi, shkruan lajmi.net.

Befasia më e madhe erdhi nga Suedia, ku skandinavët arritën t’i marrin një pikë të vlefshme ‘Stuhisë së Kuqe’, Spanjës.

Italia tregoi superioritetin e saj në këto eliminatore, duke e mposhtur Lihtenshtajnin me rezultatin 0:5, për të vazhduar rekordin perfekt.

Vlen të cekët edhe fitorja e Zvicrës me rezultatin 2:0, që i kthen mundësitë e kualifikimit të tyre në duart e veta.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell të gjitha rezultatet e nëntë ndeshjeve të luajtura sonte.

/Lajmi.net/