Euro 2020: Këta janë katër lojtarët me moshën më të re që luajtën tek Kosova

Kombëtarja e Kosovës ka regjistruar një kampanjë të mrekullueshme kualifikuese, në kuadër të Euro 2020.

Sport

21/11/2019 20:16

Dardanët përfunduan në pozitën e tretë të grupit A, duke mos arritur të marrin një biletë, por kanë shansin edhe përmes Ligës së Kombeve.

E ardhmja e Kosovës është e ndritur, dhe kjo tregon edhe mosha mesatare e skuadrës, por edhe lojtarët më të rinj që janë aktivizuar gjatë këtyre kualifikueseve.

Edon Zhegrova i Basel është lojtari më i ri që ka luajtur me Kosovën në këto kualifikuese (20 vjeçar), përcjell lajmi.net.

Arijanet Muric, Florent Muslija dhe Ibrahim Dresevic janë tre lojtarët tjerë, që kanë nga 21 vite mbi supe, e që iu dha mundësia nga Bernard Challandes.

Kosova dhe Anglia ishin dy prej kombëtareve me moshën më të ulët mesatare në skuadrat e tyre. /Lajmi.net/