Euro 2020: Gjermania siguron kualifikimin, fiton ndaj Bjellorusisë, Holanda merr biletën me barazimin ndaj Irlandës Veriore

Gjermania dhe Holanda kanë prerë biletat për në finalet e Kampionatit Evropian.

Sport

16/11/2019 22:36

Gjermania ka mposhtur Bjellorusinë me rezultatin 4:0, duke siguruar kështu kualifikimin në Euro 2020, shkruan lajmi.net.

Golin e parë në këtë ndeshje e realizoi Matthias Ginter, kur po luhej minuta e 41’ e takimit.

Leon Goretzka në minutën e 49’ dhe Toni Kroos në minutat 55’ dhe 83′ vendosën rezultatin 4:0.

Me këtë fitore, Gjermania merr kreun e tabelës, me 18 pikë të grumbulluara.

Holanda në anën tjetër ka luajtur baras 0:0 me Irlandën Veriore, duke siguruar gjithashtu kualifikimin tutje.

Holandezët numërojnë 16 pikë, tri më shumë se Irlanda Veriore, por me një ndeshje të mbetur, duke pasur parasysh se në ndeshjet e ndërsjella holandezët kanë rezultat më të mirë, ata shkojnë tutje. /Lajmi.net/