“Euro 2016”, sot ndodh një ndryshim i madh
“Euro 2016” për herë të parë pas fillimit të tij, sot ka në orar dy ndeshje për dallim nga tri sa kanë qenë deri më tani.

Sport
“Euro 2016” sot sjell një ndryshim të madh në orar.
Për dallim nga ditët dhe orari paraprak, sot do të zhvillohet një ndeshje më pak. Në program janë ndeshjet e fundit të xhiros së parë të fazës së grupeve.
Andaj, në ora 18:00 do të ndeshen Austria dhe Hungaria nga Grupi F, përcjell “Lajmi.net”.
Kurse në mbrëmje, nga ora 21:00 do të fillojë ballafaqimi tjetër mes Portugalisë dhe Islandës.