EULEX’i kërkon ndihmë nga qytetarët
Misioni i EULEX’it në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë shpallur apelin për informacion, për të kërkuar ndihmë nga qytetarët, për gjetjen e vrasësve të doganierit lituanez.

Lajme
Në mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it shpallën apelin për informacion në lidhje me vrasjen e zyrtarit doganor të këtij misioni Andreus Senavicius.
Vetura në të cilin gjendej doganieri Lituanez ishte sulmuar në pritë javën e kaluar në afërsi të ‘Udhëkryqit të Banjskës’, rreth 7 kilometra në veri të Zveçanit, në pjesën veriore të Kosovës.
‘Që prej atëherë, PK’ja dhe EULEX’i kanë punuar shumë në përcaktimin e fakteve të këtij rasti. Sot, ata po e shpallin një përpjekje për sensibilizim, dhe do të shkojnë derë më derë, për t’i pyetur qytetarët nëse ju kujtohet ndonjë gjë për ngjarjet e javës së shkuar”.
Policia do të shpërndajë një fletëpalosje me këtë përmbajtje:
“Në orën 07:45, ditën e enjte më 19 shtator 2013, Audrius Šenavičius u vra derisa po shkonte me makinë në vendin e tij të punës. Ai ishte doganier lituanez që punonte për të sjellë paqe dhe stabilitet në Kosovë. Vrasësit e tij prapa vetes lanë një të vejë dhe dy fëmijë të tronditur”.
“Ne ju bëjmë apel juve që të keni guxim dhe të na ndihmoni ashtu që kryerësit e kësaj vepre t’i sjellim përpara drejtësisë. Nëse keni ndonjë informatë që mund t’i ndihmojë policisë, bëjeni atë që duhet dhe kontaktojeni policinë në këtë numër telefoni +381 3878 6565.”
“Një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) është duke udhëhequr me rastin”.
“Kjo është një prej iniciativave të radhës e cila do të zbatohet nga PK-ja dhe EULEX-i, me qëllim të mbledhjes së informacionit nga popullata lokale”.