EULEX u përgjigjet kritikave të serbëve

Kryeprokurorja e EULEX-it, Jaroslava Novotna thotë se hetimet ndaj përfaqësuesve serbë në veri, nuk kanë të bëjnë asgjë me përkatësinë e tyre etnike. 

Lajme

12/09/2014 14:05

Hetimet e EULEX ndaj disa përfaqësuesve politikë nga veriu i Kosovës, nuk kanë të bëjnë me dicka personale apo etnike.

Kështu ka thënë kryeprokurorja e EULEX, Jaroslava Novotna, duke shtuar se të gjitha hetimet që janë duke u bërë ndaj Oliver Ivanoviqit dhe të tjerëve, bazohen në principe etike. 

Përfaqësues politikë dhe institucional serbë, ka kohë që akuzojnë EULEX-in se po i paraburgos disa nga udhëheqësit politikë të veriut për shkaqe politike.

“Spekulimet për ekzistimin listave të fshehta për burgosjen e serbëve, janë plotësisht të pabaza, dhe disa herë i kemi demantuar ato. Secili prokuror punon punën e vet të pavarur nga kolegët e tyre, kështu që nuk ekziston mundësia që të krijohet ndonjë listë e përbashkët”, ka thënë Jaroslava Novotna për të përditshmen serbe “Veçernje Novosti”, transmeton lajmi.net.

Ajo tha se puna e misionit të EULEX-it, lidhet ekskluzivisht me sundimin e ligjit dhe se për prokurorët e këtij misioni nuk paraqet rëndësi përkatësia etnike për të nisur hetime. (lajmi.net)