EULEX pret bashkëpunim nga Jankovic

Shefi i EULEX'it, Bernd Borchardt, pasi ka uruar Kryetarin e ri të Zveçanit, ka thënë se shpreson të ketë marrëdhënie konstruktive ndërmjet zyrës së tij dhe EULEX'it.

Lajme

19/12/2013 14:24

Shefi i EULEX’it, Bernd Borchardt, është takuar sot me përfaqësuesin e përkohshëm komunal të Zveçanit, Dragan Nedelkoviq, dhe me kryetarin e porsazgjedhur të kësaj komune, Vuçina Jankoviq.

Borchardt pasi ka uruar kryetarin e ri të Zveqanit, ka thënë se shpreson të ketë marrëdhënie konstruktive ndërmjet zyrës së tij dhe EULEX-it.

“Jankoviq ka treguar interesim për sundim të ligji dhe kjo do të kontribuoj në përmirësimin e cilësisë së jetesës dhe do të siguroj një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët”.

Gjatë takimit u diskutua edhe për gjendjen e sigurisë në pjesën veriore të Kosovës dhe për mbështetjen e EULEX’it në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun Prishtinë – Beograd, të lehtësuar nga Bashkimi Europian.