EULEX po zhvillon hetim të brendshëm

Shefi i EULEX-it, Gabriele Meucci, në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës, ka folur rreth aferave korruptive që janë zbuluar brenda misionit të EULEX-it.

Lajme

09/12/2014 21:55

Meucci ka theksuar se është duke u zhvilluar një hetim i brendshëm në lidhje me këtë nga një ekip i përzier.

Ai më pas ka deklaruar se pas këtij rasti nuk do të ndryshojë politika e punësimit.

“Politika e punësimit në çdo mision evropian është e njëjtë dhe ne nuk do ta ndryshojmë atë”.

Lidhur me atë se sa po e ndihmon misioni i EULEX-it luftimin e korrupsionit në Kosovë, Meucci ka thënë se “ne jemi këtu që të ndihmojmë, por një ditë do të largohemi dhe pyetja është se çfarë po bëni ju në lidhje me këtë?”.

Ai gjithashtu nuk ka lënë pa komentuar edhe formimin e qeverisë së re, duke theksuar se është një ditë e duhur në të cilën duhet t’iu përkujtojmë të gjithëve që kemi punë për të bërë, edhe politikanët kanë shumë punë.

Meucci në fund ju ka dhënë edhe një mesazh gjyqtarëve dhe prokurorëve të vendit.

“Bëhuni vetja juaj, jeni të fortë dhe të fuqishëm, sepse jeni gjyqtarë dhe ju ka emëruar qeveria dhe populli pret shumë nga ju”.