EULEX ngrit aktakuzë për krime lufte

Ngritët aktakuzë edhe ndaj katër personave. Ata akuzohen për vepra penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile, që pretendohen të jenë kryer në Vaganicë dhe Likoc gjatë periudhës 1998/1999.

Lajme

13/11/2013 18:41

Një prokuror ndërkombëtar nga Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër katër të pandehurve pranë Gjykatës Themelore të Mitrovicës.

Të pandehurit akuzohen për vepra penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile, ku përfshihet torturimi dhe dhunimi i dy personave civilë shqiptarë, krime këto që pretendohen të jenë kryer në Vaganicë dhe Likoc gjatë periudhës 1998/1999.

Sipas një komunikate për media, rasti është duke u hetuar prej një prokurori ndërkombëtar nga Prokuroria Speciale Kosovës .

(Kosovapress)