EULEX-i mirëpret bashkëpunimin me hetuesin Jacqué
Misioni i BE-së për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX; ka mirëpritur emërimin e Jean Paul Jacqué si ekspert ligjor të pavarur për shqyrtimin e përmbushjes së mandatit me përqendrim në trajtimin e pohimeve për korrupsion.
Lajme
Shefi i Misionit, Gabriele Meucci, ka ripërsëritur se ky Mision do të bashkëpunojë në tërësi me të.
“Unë e mirëpres ardhjen e Jacqué në Prishtinë. Ky shqyrtim është në pajtim me dëshirën time për ta aplikuar politikën e zero tolerancës ndaj korrupsionit”, tha Meucci.
Më tej, ai tha se ky Mision do të vazhdojë ta zbatojë mandatin e tij dhe të punojë me institucionet e Kosovës për ndërtimin e sundimit të ligjit në Kosovë, transmeton Koha.net.