EULEX-i e vendorët përplasen për Bllacën

EULEX-i dhe autoritetet kosovare të drejtësisë po përplasen për lirinë e Nazim Bllacës.

Lajme

22/01/2015 07:48

Ndërkombëtarët po kërkojnë lirimin e tij nga burgu, me arsyetimin se tashmë ka vuajtur një të tretat e dënimit siç parashihet me ligjet e ish-Krahinës së Kosovës, e vendësit po bazohen në Kodin e ri të Procedurës Penale, që parasheh vuajtjen e dy të tretave të dënimit.

Bllaca është i dënuar me katër vjet e gjysmë burgim për vrasjen e Ibush Kllokoqit, të kryer në vitin 1999, shkruan e përditshmja Koha Ditore. Sipas kësaj gazete, ai është i vetmi nga grupi kriminal i dërguar në vuajtje.

Të tjerët janë në liri, pos Driton Hajdarit, i cili është dërguar në burg për shkak të arratisjes. Në arrati janë edhe Shpresim Uka e Bekim Syla, derisa në liri janë Sadik Abazi dhe Shaban Syla.

Ky grup është dënuar një vit para Bllacës, por autoritetet kanë vendosur t’i lënë ende në liri.