EULEX-i dështoi në shumicën e rasteve të rëndësishme

Kur misioni i EULEX-it erdhi në Kosovë në vitin 2008, ajo shihej si një ndër mekanizmat kryesor  që do të ndikonte në uljen e kriminalitetit dhe korrupsionit në Kosovë.

Lajme

02/11/2014 19:14

Ky mision kishte një qëllim të rëndësishëm, që në fakt nuk arriti ta realizonte tërësisht, rritjen e kapaciteteve dhe monitorimin e strukturës së drejtësisë. Jo vetëm që s’arriti, por së fundi u përfshi edhe në afera korruptive, raporton KTV.

Analisti Artan Muhaxhiri thotë se ky skandal që ka përfshirë misionin e EULEX-it do të lërë pasoja në sistemin e drejtësisë kosovare. Ai thotë se njerëzit mund të kenë pasur besim në këtë mision, porse përfshirja e gjyqtarëve dhe e prokuroreve në afera korruptive përfundimisht e zbeh besimin në EULEX.

Muhaxhiri thotë se skandalet në EULEX kanë qenë të pritshme dhe kritikon këtë mision për dështim në shumicën e rasteve të rëndësishme.

Të nevojshëm EULEX-in e sheh opinionisti Arben Ahmeti, porse konstaton se ky misionin gjithmonë ka pasur ndikime politike. Ka disa ditë prej se në media është duke u raportuar për korrupsion në EULEX, raporton KTV.