EULEX edhe 2 vjet mandat
Misioni i EULEX-it do të vazhdojë të jetë edhe për 2 vjet në Kosovë. Sipas Këshillit të BE-së, EULEX nuk do të ketë më rol ekzekutiv në Kosovë.
Lajme
Këshilli i BE-së ka vendosur që misionit të EULEX-it në Kosovë, t’ia zgjas edhe për 2 vjet, pas shkëmbimit të letrave në mes të Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjagës dhe Zyrtares së Lartë të BE-së, Catherine Ashton.
Në komunikatën e Këshillit të Bashkimit Europian, thuhet se EULEX për dy vjet do të shpejtoj transferimin e aktiviteteve të organeve tjera evropiane, dhe do të fokusohet në zhvillimin e kapaciteteve të institucioneve të sigurisë në Kosovë.
EULEX gjithashtu do të përkujdesët për zbatimin e marrëveshjeve që janë arritur deri më tani në mes të Kosovës dhe Serbisë, e që kanë të bëjnë me veriun e Kosovës, thuhet në këtë komunikatë.
“EULEX duhet që gradualisht të tërhiqet nga funksioni ekzekutiv në fushën e gjyqësisë, por do të vazhdojë të përcjellë zhvillimin e sundimit të ligjit në Kosovë”.