Eugent Bushpepa shpallet fitues i RTSH-së, përfaqëson Shqipërinë në ‘Eurovision’

Mbrëmë u mbajt nata finale e festivalit të RTSH-së.

ShowBiz

24/12/2017 08:05

Ky festival ashtu si edhe gjithë të tjerët kishte konkurrencë të madhe mes artistëve, por edhe shumë pakënaqësi, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, çmimin kryesor e mori Eugent Bushpepa, i cili do ta përfaqësojë Shqipërinë këtë vit më festivalin e këngës së Evropës “Eurosong”.

Kënga fituese mban titullin “Mall” dhe e sjell me një vokal të veçantë Eugenti, i cili pasi mori çmimin pranoi urime edhe nga kolegët e tjerë.

Kujtojmë që vitin e kaluar, Shqipëria ishte përfaqësuar nga Eneda Tarifa me këngën “Fairytale”. /Lajmi.net/

YouTube player